×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Endrit Shala: Do ta inspektojmë “Beer Fest-in” e radhës

    Reporteri
    10 Korrik 2019 | 20:00

    Festivali i birrës “Beer and Wine Festival” që filloi më 5 korrik ishte planifikuar të vazhdojë deri më 9 korrik por u mbyll nga ana e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për arsye të rrahjes dhe therjes me thikë mes të rinjve natën e 7 korrikut.


    Por një festival tjetër “Beerfest Kosova” pritet të organizohet prej 24 deri më 28 korrik në Prishtinë.

    Reporteri.net ka kontaktuar me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, të cilin e ka pyetur nëse do ta lejojnë mbajtjen e “Beerfest Kosova”.

    Ai ka thënë se lejet për mbajtjen e festivalit e jep komuna, ndërsa inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dalin në teren për të shikuar nëse organizatorët i përmbahen rregullave dhe ligjeve në fuqi për organizimet e tilla.

    “Çdo organizim që merr leje nga komuna dhe i përmbahet rregullave dhe kritereve minimale teknike dhe ligjeve në fuqi funksionon. Kur inspektorati i MTI-së vëren që një organizim nuk i përmbahet rregullave dhe lijgeve do të ndërmarrin veprimet e duhura”, ka deklaruar Shala për Reporteri.net.

    Kreu i MTI-së më tej tha se festivali “Beer and Wine Festival” u mbyll para kohe për shkak se nuk ju përmbajti rregullave dhe ligjeve në fuqi.

    Kujtojmë se Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka deklaruar se nuk kanë pranuar zyrtarisht kërkesë për organizimin e “Beerfest Kosova”.

    Kurse nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se ende nuk kanë pranuar kërkesë për leje për datat 24-28 korrik për organizimin e këtij festivali. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!