×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Drejtësisë thotë se Driton Lajçit i ka skaduar mandati në Gjykatën Speciale

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 10:04

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka njoftuar sot se është takuar me ish-shefin e divizionit për Gjykatën Speciale, Driton Lajçin.


    Selimi në Facebook ka thënë se është takuar me Lajçin, pasi që i njëjti ka përfunduar mandatin. Ai thotë se e ka falënderuar Lajçin për kontributin e dhënë në fushën e drejtësisë.

    “Prita në takim Driton Lajçin me rastin e përfundimit të mandatit të tij, të cilin e falënderova për kontributin e dhënë në fushën e drejtësisë, ku shërbeu me integritet dhe profesionalizëm. Dritoni, një aktivist i kahmotshëm i çështjes shqiptare edhe njëherë dëshmoi se qëndron besnik ndaj shtetit”, ka shkruar ai.

    Lajçi ishte intervistuar më 17 tetor 2019 nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, për pengimin e mundshëm të drejtësisë, përfshirë edhe pretendimet për shkelje të neneve të Kodit Penal të Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me pengimin e provave ose procedurave zyrtare dhe frikësim gjatë kryerjes së procedurës.

    Ai  ishte mbrojtur në heshtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!