Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislmi nuk ka dhënë detaje se kur do të mbërrijë në qeveri projektbuxheti për vitin 2020.
Bislimi ka thënë se projektbuxheti do të shkojë në qeveri sapo të përfundohet dhe se do të ketë ndryshime.
“Jemi duke mbledh kërkesat buxhetore të agjensioneve shpenzuese kur të konsolidohen të gjitha e dimë sa do të jetë buxheti. Mirëpo do të jetë në linjë me të gjitha rregullat cilat i kemi vendosur ne si Qeveri. Ka ndryshime më shumë nëpër ministritë të cilat kanë pasur 1 javë hapësirë me i reflektua prioritetet e reja, me i pastrua prej projekteve fiktive që kanë ekzistuar në të kaluarën, do të ketë korrigjime të vogla nëpër komuna, mirëpo jo që prekin kufirin buxhetor të komunave”, tha Bislimi për “Ekonomia Online”.
Ai tha se do të ketë rritje të buxhetit edhe në sektorë të caktuar, por që nuk bëri me dije se ku saktësisht.
Kryeministri Kurti kishte premtuar se Buxheti i Republikës së Kosovës do të arrijë në 3 miliardë euro gjatë mandatit të tij qeverisës, duke rritur paraprakisht vlerën e ekonomisë dhe duke ruajtur pjesëmarrjen e shpenzimeve publike në Bruto Produktin e Brendshëm.