Gjermania edhe një herë i ka thënë jo ndryshimit të kufijeve Kosovë-Serbi.
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka deklaruar se këmbimi i territoreve ose ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, nuk mendon se kontribuon për stabilitetin në rajon.
“Sa i përket idesë së këmbimit të territoreve ose ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, ne nuk mendojmë se kjo kontribuon për stabilitetin në rajon. Ajo që mbështesim ne është rifiilimi i shpejtë i dialogut të ndërmjetësuar nga BE, duke pasur si synim një marrëveshje të gjithanshme që t’i mundësojë të dy vendeve afrimin me BE”, ka deklaruar ai në një intervistë për Dojçe Vele, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Maas thotë se Gjermania e mbështet rifillimin e shpejtë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE, duke pasur si synim një marrëveshje të gjithanshme që t’i mundësojë të dy vendeve afrimin me BE. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.