×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Jashtëm i Italisë arrin në Kosovë

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 15:17

    Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, ka arritur në Kosovë për vizitë zyrtare.


    Për të do të mbahet një seancë solemne e Kuvendit të Kosovës.

    Ai para deputetëve kosovarë do të mbajë një fjalim në seancën që do të nisë nga ora 17:30.

    Është Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando që i ka uruar mirëseardhje pas aterimit të tij në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!