×
  • Lajme
  • Lajme / Blerja e raketave anti-tank

    Ministri i Mbrojtjes: Nuk do të donim t’i përdorim raketat “Javelin”, por do ta ruajmë vendin me to

    Reporteri
    12 Janar 2024 | 18:36

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se nuk ka pagë që shpaguan jetën e ushtarit dhe primare është shërbimi ndaj atdheut.

    Arsyeja e blerjes së këtyre llojeve të armatimit, sipas Maqedoncit, bëhet për t’u trajnuar dhe përdorur në rast se kërkohet dhe në rast se është nevoja për t’u përdorur.

    “Pjesë e parandalimit të luftës është përgatitja për luftë dhe ne e përgatisim Forcën tonë që të jetë e gatshëm të mbrojë territorin dhe sovranitetin e vendit tonë dhe të kontribuojë në misione paqeruajtëse krahas aleatëve tanë”, ka thënë Maqedonci, për RTV Dukagjini.

    “Pranimi i kërkesës për ‘Javelin’ është një lajm shumë i rëndësishëm për vendin tonë, veçanërisht për ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së. Ne kemi një program bashkëpunimi me ShBA-të, programin FMS që është program qeveritar përmes të cilit në prokurojmë pajisje, sisteme të armatimit dhe automjete nga ShBA-të duke shfrytëzuar bashkëpunimin me Departamentin e Mbrojtjes”, ka thënë Maqedonci, duke folur lidhur me armatosjen e FSK-së me armët “Javelin” dhe rikthimin e “Defender” në Kosovë pas përjashtimit.

    Tutje, ministri Maqedonci ka thënë se në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka ende pjesëtarë të komunitetit serb edhe përkundër presioneve që kanë nga jashtë.​

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!