×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i ri i PDK-së: Kosova do të bëhet qendër e inovacionit në Ballkan

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 22:36

    Ministri i ri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala ka pranuar vendimin nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për të shërbyer si ministër i ri i Inovacionit.


    Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka falënderuar Partinë Demokratike të Kosovës për besimin e dhënë, duke thënë se Kosova sot më shumë se kurrë ka nevojë për fuqizim të ndërmarrësisë dhe inovacionit, si mundësi reale për zhvillim dhe prosperitet.

    “Do të kujdesem për start up inovative që ta kenë përkrahjen maksimale që ato të rriten e të gjenerojnë punësim. Do të punoj që të ndërlidhen sa më shumë akademinë me ekosistemin e ndërmarrësisë në mënyrë që Kosova të bëhet qendër e inovacionit në Ballkan”, ka shkruar ministri i ri.

    Shala u emërua udhëheqës i këtij dikasteri, pas largimit të Besim Beqajt nga ky post, për shkak të aktakuzës në rastin e njohur si “Pronto”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!