×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i ri kthen në zyrë flamurin e Kosovës, i cili ishte hequr nga Goran Rakiq

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 17:05

    Me të marrë detyrën si ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka kthyer flamurin e shtetit të Kosovës, në zyrën e tij.


    Ky flamur ishte hequr nga ministri i kaluar i kësaj ministrie, Goran Rakiq.

    Këtë e bëri të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri.

    Ai e ka uruar Krasniqin për marrjen e detyrës së re, të ministrit në qeverinë Kurti II.

    “Sot, e vizitova Elbertin dhe i urova punë të mbarë në marrjen e detyrës si ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal! Më ra në sy vendosja e flamurit shtetëror, në vendin që e thotë ligji, i cili ishte hequr nga paraardhësi i tij nga lista serbe, në qeverinë e kaluar”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!