Minstri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në vizitë humanisitin Halil Kastrati.
Mehaj ka thënë se e ka përgëzuar Kastratin për punën e palodhshme , shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Përkushtimi për t’i shërbyer vendit dhe popullit. Humanisit i madh Halil Kastrati më nderoi sot me vizitën e tij në Ministrinë e Mbrojtjes. E përgëzova për punën e pa lodhshme që po bënë duke ndihmuar familjet në nevojë, veçmas invalidët, veteranët dhe ish ushtarët e UÇK-së”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Mehaj po ashtu ka shtuar se e ka siguruar humanistin Kastrati për mbështetjen e tij në këtë rrugëtim.
“E sigurova se do ta ketë mbështetjen time të pa kursyer në këtë rrugëtim fisnik e të pastër, dhe do të jemi gjithnjë bashkë në synime të përbashkëta, kur është në pyetje shërbimi me nder e përgjegjësi për vendin e popullin tone”, ka shkruar Mehaj në Facebook. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.