Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka treguar se si do të shpërblehen disa kategori që kanë qenë të ekspozuara nga rreziku i infektimit.
Bislimi ka thënë se kompensimi i të punësuarve do të bëhet në bazë të dëmit të pësuar e jo nga kategoritë e bizneseve.
Duke marrë shembullin e gastronomeve, ai ka thënë se në atë sektorë janë 13, 500 të punësuar që përbëjnë rreth 6% të fuqisë punëtore të sektorit privat.
“Si numër duken shumë por sektori i gastronomisë përbën vetëm 1.5 % të GDP-së”, ka thënë ai në Dukagjini.
Bislimi ka thënë se pagesë shtesë do të marrin sektorët që qeveria u ka kërkuar të dalin në detyrë duke u përballur me rrezikun.
Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve ka marrë shembull edhe kompensimin e furrtarëve.
“ATK do të kontaktojë pronarin e furrës dhe nga ai do të kërkojë listën e punëtorëve që i janë ekspozuar rrezikut, pra ata që kanë pasur punë me klientë e jo të gjithë”.
Bislimi ka thënë se do të kompensohen edhe pagat e hoxhallarëve pasi sipas tij një pjesë e tyre pagat i kanë marrë nga donacionet gjatë faljes ditën e premte.
“Ne i kemi ndaluar edhe ato aktivitete. Ne u qëndrojmë mbrapa në paga”, tha mes tjerash Besnik Bislimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.