×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Ministria e Pecit ia ndan edhe 100 mijë euro këshilltarit të tij, Naim Huruglicës

    Reporteri
    17 Nëntor 2024 | 10:55

    Faton Peci, Ministër i Bujqësisë e ka vazhduar avazin e dhënies së granteve drejt njerëzve të afërt me të.

    Kësaj radhe Peci, ka vendosur që ta shpërblej këshilltarin e jashtëm në kabinetin e ministrit, Naim Huruglica.

    Përmes dokumenteve të publikuara nga Periskopi, del që kompania “Iron Consulting”, me pronar këshilltarin e jashtëm të Pecit, Naim Huruglica, ka fituar grant nga AZHB për projektin 100 mijë eurosh.

    Ndërsa gjatë ditës së djeshme, u ‘zbulua’ edhe granti 100 mijë eurosh që kishte marrë vëllai i deputetes së VV’së, Fitore Pacollit.

    Edhe një grant tjetër që ka dhënë kjo Ministri, ka nxitur reagime. Periskopi ka raportuar para disa javësh se Ministri Faton Peci i ka dhënë grant rreth 50 mijë euro bashkëpartiakut të tij, Bahtijar Berishës, në projektin mbi 84 mijë euro për ndërtimin e tri vilave në Komunën e Dragashit.

    Kompania e Huruglicës “Iron Consulting”, vitin e kaluar kishte përfituar 10 mijë euro kompensim për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

    100 mijë Euro vëllait të Fitore Pacollit për stallë, 50 mijë Euro bashkëpartiakut për villa – Peci e hap “thesin e parave” në fund të mandatit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!