×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Peci publikon foto nga korrje-shirjet: Kur s’ka hajni, Zoti dërgon begati

    Reporteri
    07 Korrik 2024 | 17:32

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, edhe sot ka publikuar foto nga arat ku po vazhdohet me korrje-shirjet.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se toka e bekuar e Kosovës, minimalisht po i prodhon 140 000 deri 150 000 ton më shumë se vitin e kaluar, shkruan Reporteri.net.

    “Xhelozia e smira dëmtojnë rëndë shëndetin!. Do punue koka, me prodhue toka! Kur ska hajni, Zoti dërgon begati!”, ka shkruar ndër të tjera ai.

    Postimi i tij:

    📈Sipas analizave për konsum, një qytetar në Kosovë konsumon në ditë mesatarisht prej 250 deri 300 gram miell.

    🌾Për 365 ditë kjo i bie 140 deri 150 kg grurë.

    ☀️150 kg x 1.75 milion banorë = 262 mijë tonë grurë.

    🌾67 kilogramë grurë në vit është mesatarja botërore për kokë banori.

    🚜Kosova ka importuar vitin e kaluar 139 000 ton me grurë.

    🌾E këtë vit, toka e bekuar e Kosovës, minimalisht po i prodhon 140 000 deri 150 000 ton më shumë se vitin e kaluar!

    📈Ne kemi të dhëna të sakta për çdo hektar të mbjellë. Në këtë llogaritje nuk përfshihen sipërfaqet nën 1ha që ne si Ministri nuk i subvencionojmë.

    🇽🇰Suksese të Kosovës duhet t’iu gëzohemi që të gjithë.

    🍀Xhelozia e smira dëmtojnë rëndë shëndetin!

    😉 Do punue koka, me prodhue toka!

    🤷 Kur ska hajni, Zoti dërgon begati!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!