Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot në Belgjikë është takuar me një grup bashkatdhetarësh, shkruan Reporteri.net.
Ministri Selimi ka thënë se bashkatdhetarët tanë kanë qenë zë i fuqishëm i Kosovës në momentet më vendimtare, çdo herë forcë kyçe e ekonomisë sonë dhe referencë e përhershme e atdhedashurisë.
“Ndjenjë e veçantë të isha sonte në mesin e disa prej njerëzve të suksesshëm të diasporës sonë në Belgjikë, me të cilët vlerësuam lartë zhvillimet pozitive të fuqizimit të shqiptarëve në tërë rajonin tonë, maturimin politik dhe avancimin e demokracisë në Kosovë, si dhe pata kënaqësinë të dëgjoj nga secili prej tyre të arriturat mbresëlënëse”, ka shkruar ai në Facebook pas këtij takimi.
Ai ka shtuar se investimet e diasporës sonë, me potencial të madh, janë me interes të jashtëzakonshëm për Kosovën.
“Për këtë i njoftova për përpjekjet e vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit, si element thelbësor për zhvillim ekonomik, si dhe nismën për avancimin e ligjit për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale dhe panelit të veçantë në kuadër të kësaj gjykate, që do të shërbejnë si garanci për investim”, ka shtuar Selimi.
https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/144897647244688
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.