×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ndan katër milionë euro për angazhimin shtesë të Policisë së Kosovës

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 23:06

    Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, ka thënë se katër milionë euro janë ndarë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës për Policinë e Kosovës.


    “Ata janë heronjtë tanë të gjallë të cilët në vazhdimësi po sakrifikojnë, në mënyrë që ne të përshtatemi në realitetin e ri, po kujdesen për sigurinë dhe për respektimin e rregullave që mbrojnë shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Veliu.

    “Mbi këtë bazë, sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kemi ndarë 4 milion euro për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për angazhimin e shtuar, punën me orar të zgjatur në terren dhe të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!