Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ministri i Shëndetësisë së Serbisë, Zlatibor Lonqar janë koordinuar për luftimin e pandemisë COVID-19.
Kjo është bërë përmes një një video-konferencë që të dy ministrat kanë zhvilluar me shtetin e Italisë, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin për media thuhet se të dy palët kanë shkëmbyer mendime mbi situatën në terren dhe diskutuan veprimet për të trajtuar pandeminë
“Italia sot ka zhvilluar një video-konferencë midis Ministrave të Shëndetësisë atë të Kosovës, Arben Vitia dhe atij të Serbisë, Zlatibor Lonqar, ku diskutimi u përqendrua në urgjencën e COVID-19. Të dy palët kanë shkëmbyer mendime mbi situatën në terren dhe diskutuan veprimet për të trajtuar pandeminë”, thuhet në njoftim.
Ky diskutim është ndjekur edhe nga KFORI me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkëpunimit në mënyrë që të përmbajë në mënyrë efektive përhapjen e COVID-19 në rajon. /Reporteri.net