×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Vitia kërkon nga kryeministri Kurti të shpallet gjendja emergjente pas 4 rasteve të reja

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 19:19

    Janë paraqitur edhe katër raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke çuar në 9 numrin e përgjithshëm.


    Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

    Ky i fundit ka treguar se tre raste të reja janë paraqitur në Malishevë, ndërsa risia është se edhe Podujeva futet në listën e të prekurve.

    Ministri ka thënë se bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik, shkruan Reporteri.net.

    https://www.facebook.com/arben.vitia.3/posts/3282568998439467

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!