×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Vitia nuk shkon për të raportuar në Komisionin Kuvendar, arsyetohet se e ka agjendën e ngarkuar

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 10:49

    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia nuk ka raportuar sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.


    Si arsye të mos raportimit në këtë komision, Vitia ka dhënë agjendën e ngarkuar.

    Këtë e ka bërë të ditur kryesuesja e komisionit Hykmete Bajrami, në fillim të mbledhjes.

    “MSh është lajmëruar dhe ka kërkuar që për shkak të agjendës së ministrit të shëndetësisë kanë kërkuar që kjo pikë të shtyhet për një ditë tjetër”, tha Bajrami.

    Në këtë mbledhje do të shqyrtohet zbatimi rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!