Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj para deputetëve shprehu shqetësimin e tij për mungesën e testeve në Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Zemaj tha se në dy ditët e fundit ka mungesë të madhe të testeve, por siç tha ai diaspora do të sigurojë 12 mijë teste të cilat do të dërgohen në IKSHPK.
“Me lejoni të theksoj se vetëm dy ditët e fundit, nga IKSHPK informacioni i saktë është që mungojnë testet në masë të madhe dhe kjo ka qenë shqetësuese për mua. Sot përmes atyre që iu shkon falënderimi i madh, diasporës do të sigurohen 12 mijë teste dhe do të dërgohen në IKSHPK. Ne do t’i shqyrtojmë dhe kërkesën e deputeteve për mjek specializantë”, tha Zemaj.
Ai po ashtu kërkoi nga deputetët që të menaxhojnë gjuhën e tyre kur flasin për situatën pandemike në vend, pasi siç tha ai bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.