Ministria e Agim Veliut ka vendosur të mos i jap leje të qëndrimit në Kosovë ish-këshilltarit të Albin Kurtit, amerikanit Tienmu Ma.
Ministria e Punëve të Brendshme nuk ia ka pranuar kërkesën për leje qëndrim në Kosovë shtetasit amerikan, Tienmu Ma.
Këte e ka konfirmuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj.
“Komisioni ka pru vendim që nuk i ka plotësu kushtet për ta marrë lejeqendrimin, në bazë të rregullave. Vendimi del nesër, ose këto ditë”, ka thënë Gecaj për Gazetën Express.
Tienmu Ma ka qenë këshilltar i ish-kryeministrit Albin Kurti dhe ka nënshtetësi amerikane.
Nuk dihen arsyet pse nuk i është pranuar kërkesa për lejeqendrim, vetëm se Gecaj thotë se komisioni që bën vlerësimin se a duhet t’i jepet lejeqendrimi një shtetasi të huaj, ka gjetur se Ma nuk i ka plotësuar kërkesat e nevojshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.