×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Agim Veliut tregon përse bleu pampersa dhe bica të rrojës

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 15:57

    Ministria e Punëve të Brendshme që drejtohet nga Agim Veliu ka dhënë një tender prej 10 mijë e 180 euro për furnizim me material higjenik.


    Këtë tender e ka fituar Beni Dona Plast SH.P.K.

    Në mesin e produkteve të blera ka pampersë, shamponë, krehër e bica për rroje.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka pyetur MPB-në se se për çfarë nevoje i kanë blerë pamersat, bicat e rrojes dhe produktet tjera.

    MPB ka thënë se pamersat janë blerë për fëmijët dhe nevojat e personave të cilët qëndrojnë në Qendrën për Azil dhe Migracion në Republikën e Kosovës.

    “Ju sqarojmë lidhur me kërkesën tuaj për aktivitetin e prokurimit me titull “Furnizim me material higjienik” për Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion (DSHAM), dhe në mesin e artikujve ka edhe Pampersa (ose ekuivalent), pasta të dhëmbëve, krehër, e bica për rroje dhe gjëra tjera si produkte të cilat janë me se të domosdoshëm për fëmijët dhe nevojat e personave të cilët qëndrojnë në Qendrën për Azil dhe Migracion në Republikën e Kosovës. Ky aktivitet i prokurimit është në harmoni të plotë me Ligjin për Prokurim Publik dhe aktet tjera nënligjore të zbatueshme mbi prokurimin publik në Kosovë”, ka thënë MPB. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!