Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar sot përmes një komunikate për media se janë në komunikim me transmetuesin publik, derisa, kanë përmendur mundësinë e transmetimit të mësimit online në kanalet e RTK’së, shkruan Reporteri.net.
“Platforma e mësimit në distancë (online), do të jetë në dispozicion për të gjithë nxënësit e institucioneve publike dhe atyre private, pa dallim. MASHTI është në kontakt të vazhdueshëm me transmetuesin publik, Radio Televizionin e Kosovës, të cilët kanë shprehur gatishmëri për të transmetur mësimin online në kanalet e tyre.
Gjithashtu, është bërë e ditur se, MASHTI është duke komunikuar me ofruesit e shërbimeve të internetit në mënyrë që edhe familjeve me fëmijë që nuk kanë qasje në internet t’iu ofrohet shërbimi online pa pagesë, në mënyrë që t’iu mundësohet pjesëmarrja në mësimin nga distanca.
“Lidhur me shkollat private, të cilat veçse janë duke ofruar shërbimin e mësimit online për nxënësit e tyre, MASHTI sqaron se këto shkolla kanë të drejtë të ofrojnë shërbime edukative të digjitalizuara në mënyrë vetanake, gjithnjë duke pasë parasysh se mësimi zhvillohet në përputhje me planprogramin mësimor të aprovuar nga MASHTI”, shkruhet në njoftim./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.