Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se janë ndarë 50 milion euro për fermerët këtë vit.
Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se këto para janë ndarë në formë të subvencioneve.
“Me shpalljen e këtij programi vlera e përkrahjes vetëm në kategorinë e subvencioneve për këtë vit arrin 50 milionë euro. Ka ngelur tashmë vetëm procedurat ligjore dhe procedurale të udhëzimit administrativ, deri tek hapja e aplikimit.”, ka shkruar Peci.
Postimi i plotë
Mirëmëngjes qytetarë të Republikës së Kosovës,
50 milionë euro përkrahja për fermerët këtë vit, vetëm në kategorinë e subvencioneve.
Sapo nënshkruva Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve për vitin 2021 i cili do të jetë një përkrahje për të gjithë fermerët të cilët përmes këtij programi do ta kenë mundësinë e ushtrimit dhe zgjërimit të aktiviteteve të tyre bujqësore dhe blegtorale, në dobi të komunitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
Me shpalljen e këtij programi vlera e përkrahjes vetëm në kategorinë e subvencioneve për këtë vit arrin 50 milionë euro. Ka ngelur tashmë vetëm procedurat ligjore dhe procedurale të udhëzimit administrativ, deri tek hapja e aplikimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.