×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Drejtësisë i jep detaje Avokatit të Popullit rreth marrëveshjes me Danimarkën për të burgosurit

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 13:47

    Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë janë takuar sot me avokatin e Popullit Naim Qelaj.

    Në një postim në Facebook, është bërë e ditur se temë diskutimi kanë qenë aspekte të Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Danimakrës për të burgosurit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në njoftim po ashtu është theksuar se MD-ja, ditëve në vazhdim do të zhvillojë takime edhe me palë të tjera për t’i njohur me detaje rreth kësaj marrëveshjeje.

    “Në takim me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë dhe përfaqësues të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, diskutuan aspekte të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për transferimin e të dënuarve nga Danimarka në Kosovë. Ministria e Drejtësisë në ditët në vijim do të vijojë me takime me palët e tjera të interesit për t’i njohur me detaje të tjera të Marrëveshjes dhe për të marrë opinionet, komentet dhe rekomandimet e tyre”, thuhet në njoftimin e MD-së.

    Qendra Korrektuese në Gjilan planifikohet tu jepet me qira danezëve, duke qenë se zyrtarë të lartë të institucioneve korrektuese të Danimarkës në tetor të 2020-s kishin vizituar Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe kjo qendër korrektuese ishte preferuar nga ta.

    Marrëveshja është për të burgosurit me 10 vite dënim nga gjykatat në Danimarkë, në të cilën nuk përfshihen vepra të terrorizmit dhe të personave me probleme mendore.

    Stafi menaxherial i këtij burgu është bërë e ditur se do të jenë nga Danimarka, derisa oficerët korrektues do të jenë kosovarë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!