×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Ministria e Drejtësisë: Janë ulur tarifat e përmbaruesve dhe noterëve

    Reporteri
    04 Nëntor 2024 | 11:14

    Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se gjatë tri viteve të fundit ka krijuar lehtësira për qytetarë dhe biznese, duke ulur tarifat e shërbimeve ligjore, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Sipas tyre, nga kjo ministri ka pasur ulje për 40 % të tarifave të përmbaruesve privatë, uljen për 25 % të tarifave të shërbimeve noteriale dhe heqjen nga përmbarimi të disa pagesave për kategori të caktuara.

    “Janë krijuar lehtësi për qytetarët dhe bizneset duke ulur tarifat e shërbimeve ligjore:

    40% ulje në tarifat e përmbaruesve privatë;
    25% ulje në tarifat e shërbimeve noteriale;
    Janë hequr 100% nga përmbarimi:
     Pensionet deri në nivelin e pagës minimale,
     Skemat sociale, si dhe
     Ndihmat emergjente të Qeverisë“, thuhet në njoftim.

    Tutje, thuhet se këto ndryshime bëhen për të siguruar që drejtësia të jetë më e përballueshme dhe e qasshme për të gjithë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!