×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Financave: Lirohen nga pagesa e semestrit veror studentët e bachelorit dhe masterit

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 16:56

    Ministria e Financave ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se është marrë vendimi për të liruar nga pagesat e semestrit veror studentët e nivelit bachelor dhe master. Ky lirim vlen edhe për studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, shkruan Reporteri.net.


    Në komunikatën për media MF njofton gjithashtu se është përmbyllur me sukses ekzekutimi i 20.9 milionë euro për mbi 17 mijë fermerë.

    “Gjatë këtyre ditëve, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur me sukses ekzekutimin e pagesës prej 20.9 milionë euro për mbi 17,000 fermerë të Republikës së Kosovës. Pagesa e këtyre mjeteve – nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike – është përmbushje e plotë e programit të qeverisë për dyfishimin e mbështetjes financiare për bujqësinë si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës. Gjatë muajit janar e deri në periudhën aktuale, nga PRE 2021, janë mbështetur financiarisht të vetëpunësuarit, bizneset e grave, fermerët, shëndetësia, policia, kategoritë në asistencë sociale dhe pensionistët. Poashtu, janë liruar nga pagesa e semestrit veror studentët e nivelit bachelor dhe master të institucioneve të larta arsimore publike, përfshirë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Janë paguar mbi 1.5 milionë euro për Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive. Rreth 45 milionë euro të paguara; mbi 280,000 përfitues”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!