×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Ministria e Mbrojtjes e konfirmon, i dyshuari i tretë i arrestuar në rastin e Liridona Murselit është pjesëtar i FSK-së

    Reporteri
    01 Dhjetor 2023 | 23:04

    Ministria e Mbrojtjes e ka konfirmuar pjesëmarrjen e një pjesëtari të FSK-së, me iniciale K.K si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë.

    Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

    “Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K.”, thuhet në komunikatën MB.

    “Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatën zyrtare të Ministrisë.

    Më tej, Ministria e Mbrojtjes ka thënë se raste e tilla “janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të na ndodhin. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!”

    “Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës”, thuhet në reagim i tyre.

    Ky është i dyshuari i tretë për vrasjen e Liridona Murselit, është nip i Naimit dhe pjesëtarë i FSK-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!