Zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se janë pezulluar të gjitha memorandumet të nënshkruara me komuna në janar, shkurt dhe mars të vitit 2021.
Ai ka bërë të ditur se vlera e këtyre memorandume kap koston e 18.5 milionë eurove.
Durimishi ka shtuar tutje se këto ndryshime po i bëjnë, meqë nuk janë planifikuar këto kosto, ndërsa ka bërë të ditur po ashtu se do të ndahet buxhet shtesë për shpronësimin e disa pronave që duhen për ndërtimet e vazhdimet e disa rrugëve.
“Do të punojmë në vazhdimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë dhe Prishtinë-Podujevë”, tha Durmishi.
Ai ka bërë të ditur se në të ardhmen para se të nisen projekte të reja, do të shikohet mirë se sa ka buxhet e më pas të fillohen e të aplikohen ato.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.