Gjatë ditës së sotme, edhe një pacientë i prekur me koronavirus në Kosovë ka ndërruar jetë. MSH njofton se viktima është 44 vjeçar nga Gjilani.
Përmes një njoftimi për media, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar vdekjen e 21’të nga koronavirusi në vend.
Viktima, pati edhe sëmundje të tjera shoqëruese, thuhet nga MSH.
Njoftimi i plotë:
Klinika Infektive ka njoftuar se sot me datë 26/04/ 2020 në orët e mesditës ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet M.I.(1976), nga komuna e Gjilanit.
Pacienti është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 17/04/2020, është konifrmuar me COVID-19, dhe është pranuar në gjendje shumë të rëndë.
I njëjti vuante edhe nga sëmundje të tjera.
Kjo është vdekja e 21-të në Kosovë prej koronavirusit Covid-19.