×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë me një njoftim të rëndësishëm për të moshuarit që do vaksinohen

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 21:55

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se, personat mbi moshën 80-vjeçare, të cilat janë grupet e para të cilët do të vaksinohen me vaksinën ‘Astra Zeneca’, do të njoftohen paraprakisht nga njësitë e vaksinimit nëpër çdo komunë.


    “Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike do të kontaktohen nga njësitë e vaksinimit në çdo komunë për t’u vaksinuar, sipas listave të siguruara nga institucionet e vendit, derisa për t’u siguruar përfshirja e plotë e tyre në lista, gjatë ditës së nesërme, në dispozicion të qytetarëvë do të jetë edhe një platformë elektronike, krahas regjistrimit klasik”, thuhet në njoftimin e MSH’së, të publikuar në ‘Facebook’, shkruan Gazeta Express.

    “Të parët që do të vaksinohen, sikur është bërë e ditur, janë të gjithë profesionistët shëndetësor, ndërsa menjëherë pas tyre, do të vaksionohen grupet e tjera sipas Planit shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19, përfshirë personat e moshës mbi 80 vjeçare”, thuhet tutje në postim.

    Vaksinat do të merren fillimisht nga punonjësit shëndetësor, pastaj në radhë janë grupet e moshuara.

    I pari që sot mori sot dozën e parë të vaksinës ‘Astra Zeneca’, për imunizim ndaj koronavirusit, ishte kryeministri i vendit, Albin Kurti.

    Komuna e parë në të cilën ka filluar vaksinimi është Prishtina. Pas një ore pritet të fillohet vaksinimi në Gjakovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!