×
  • Lajme
  • Lajme / Shmang mediat

    Ministria po i bastiset, Faton Peci largohet me “nxitim” nga dalja e pasme e Kuvendit

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 12:56

    Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë. Forcat policore janë duke kryer bastisje në katër lokacione.

    Prokuroria Speciale ka konfirmuar  për gazetën online Reporteri.net se bastisjet po kryhen me urdhër të saj.

    “Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet për Fabrikën për mbetje shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, kanë thënë nga Prokuroria Speciale.

    Në kohën kur po kryheshin bastisjet ministri në detyrë i Ministrisë së Bujqësisë ndodhej në seancën e Kuvendit, e cila si zakonisht zgjati vetëm pak minuta. Pas përfundimit të seancës, Peci u pa duke i shmangur gazetarët.

    Ai u pa duke dalë në nxitim nga dalja e dalja e pasme e Kuvendit.

    Pamjet janë publikuar nga Nacionale.

    Në anën tjetër, Prokurori i rastit, Admir Shala, në një deklaratë për mediat ka thënë shkurt se Prokuroria Speciale ka nisur hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

    Ai ka thënë se aktualisht janë në fazën e hetimeve, ndërsa detajet do të bëhen të ditura më vonë. Siç ka thënë ai bastisje po kryhen në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë, Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari dhe në lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës. /Reporteri.net/

    Dyshimet për fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore, bastisje po kryhen edhe në AUV dhe te kompania përfituese

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!