×
  • Lajme
  • Lajme / Zhvillimet e fundit

    Ministrja Albulena Haxhiu shkoi për intervistim në Prokurorinë Speciale e shoqëruar nga mbrojtja e afërt

    Reporteri
    23 Korrik 2024 | 13:51

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në ditën e dytë të intervistimit nga Prokuroria Speciale është parë e shoqëruar nga mbrojtja e afërt e Policisë së Kosovës, në rrugën që të çon deri tek ky institucion, si dhe avokatin Tomë Gashi.

    Gazeta Online Reporteri.net ditën e djeshme raportoi ekskluzivisht se Ministrja Haxhiu kishte kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës.

    Ani pse mediumi kishte provuar të marrë edhe një përgjigjje nga vet Ministrja Haxhiu, e cila fillimisht kishte qenë e qasshme në kontaktin me shkrim, por e njëjta nuk i ishte përgjigjur pyetjeve të parashtruara për këtë çështje.

    Kërkesa e Haxhiut për mbrotje të afërt nga Policia e Kosovës erdhi pas zhvillimeve të fundit dhe reagimeve të saj që lidhen me rastin e Faton Hajrizit, si dhe të arratisurit nga burgjet e Kosovës, e që sipas saj, po ndihmohen nga Serbia, gjë për të cilën u intervistua dje e po vazhdon edhe sot.

    Ministrja e Drejtësisë pas raportimit për vrasjen e Faton Hajrizit, duke dënuar aktin e kryer nga Hajrizi në Serbi, ngriti dyshime për vrasjen e tij.

    Madje tha se është fakt se arratisja e disa personave të kërkuar nga institucionet në Republikën e Kosovës, po bëhet në drejtim të territorit të Serbisë, dhe informacionet sipas saj, sugjerojnë se disa arratisje janë bashkëorganizuar nga grupet kriminale atje.

    “E rëndësishme të potencohet fakti që arratisja e disa personave që po kërkohen nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë. Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkëorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë. Ky organizim konsiston në dhënien e garancisë që për personat e tillë territori i Serbisë, grupet kriminale atje, e nivele të caktuara të pushtetit, u ofrojnë mburojë nga ndjekja penale e Republikës se Kosovës”, ishte deklarata e Ministres.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!