Presidenti Hashim Thaçi sonte në një konferencë për media e ka quajtur të rrezikshëm, vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kurizuar lëvizjen e qytetarëve.
Thaçi ka bërë thirrje nga qytetarët që të mos e zbatojnë këtë vendim, sipas tij antikushtetues.
Ndaj kësaj thirrje të presidentit ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila thotë se presidenti po dëshiron që qytetarët të futen në konflikt me policinë, dhe se bëri thirrje për anarki, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj:
Ai që ka përdhosur Kushtetutën pothuajse në secilin NEN të saj, del e flet për Kushtetutën!
Sipas asaj që kuptova, Presidenti do që qytetarët të futen në konflikt me policinë. Ai bëri thirrje për anarki.
Kjo është e papranueshme e sidomos kur kjo vjen nga Presidenti. Ky President duhet të largohet.
Vendimi është i ligjshëm dhe në përputhje me masat kufizuese pra kundër përhapjes së virusit corona dhe për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve!
https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3477002725703827