×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Ministrja e Mbrojtjes së Luksemburgut vizitë në Kosovë, takim me presidenten Osmani

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 8:50

    Ministrja e Mbrojtjes të Luksemburgut, Yuriko Backes do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

    Ajo do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

    Presidenca ka njoftuar se takimi pritet të nisë në ora 12:00.

    Ndërkohë në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes së Luksemburgut, është bërë e ditur se në Kosovë. Ministrja Backes do të takohet me anëtarët e detashmentit të “mbikëqyrjes ajrore” të Beneluksit, nën udhëheqjen e Luksemburgut, i cili është pjesë e Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR). /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!