×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Gërvalla diskuton me homologen suedeze, flasin për politikat e jashtme feministe

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 17:11

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës Donika Gërvalla,  ka zhvilluar të mërkurën një takim në formë virtuale me homologen e saj suedeze Ann Linde.


    Ministrja Gërvalla, ka theksuar se Kosova dhe qytetarët e saj do të jenë përherë mirënjohës për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që Suedia i ka ofruar Kosovës ndër vite.

    Ajo ka veçuar kontributin e Suedisë përmes prezencës në KFOR dhe gjithashtu bashkëpunimin suedez për zhvillim.

    Duke i vlerësuar të shkëlqyera raportet mes të dyja vendeve, Gërvalla ka njoftuar ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë me zhvillimet politike në vend si dhe prioritet e Qeverisë së re. Në këtë drejtim ministrja Gërvalla ka theksuar se prioritet mbetet forcimi i rendit dhe ligjit.

    Temë diskutimi ishte thellimi i bashkëpunimit bilateral.

    Palët diskutuan edhe për politikat e jashtme feministe dhe nevojën për të shkëmbyer përvojat në këtë drejtim dhe gjithashtu për të thelluar bashkëpunimin edhe në fushën e kulturës.

    Siç njofton Zyra për Media, në takim u fol edhe për diasporën shqiptare në Suedi, për çka u theksua se është mirë e integruar atje.

    Po ashtu folën edhe për të ardhmen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!