Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Punë të jashtme.
Ajo para anëtarëve të komisionit ndër të tjera ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave.
Gërvalla ka thënë se ky proces është dëmtuar shumë në të kaluarën, por sipas saj ndihma më e madhe që Kosova të ec drejt liberalizimit të vizave është bërja e shtetit ligjor.
Ajo ka thënë se Franca dhe Holanda janë dy shtetet që janë pengesë, por jo vetëm këto dyja.
“Qeveria duhet të punojë shumë dhe të ofrojë nga një argument që jemi të përkushtuar për shtet ligjor dhe kjo do të ishte ndihma më e madhe për liberalizimin e vizave. Institucionet e BE-së, Komisioni Parlamenti Evropian kanë thënë se janë plotësuar kushtet”, tha ajo, shkruan Reporteri.net.
Ministrja Gërvalla përmendi Francën dhe Holandën si dy shtete skeptike që Kosovës t’i hiqen vizat, por tha se ka edhe shtete tjera që mendojnë se vizat për Kosovën do ta dëmtojnë procesin.
“Nuk lëmë guri pa lëvizur, kontakt pa shfrytëzuar, që skepticizmin që ekziston ta heqim”, tha ajo. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.