×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haxhiu: Refuzimi për t’i shërbyer komuniteteve joshumicë është i papranushëm

    Reporteri
    21 Nëntor 2021 | 21:44

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklarimit të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elber Krasniqi, i cili njoftoi se në disa lokale po refuzojnë t’u shërbejnë qytetarëve nga komunitetet.

    Haxhiu deklaroi se refuzimi për t’i shërbyer komuniteteve joshumicë është i papranueshëm.

    Ajo theksoi gjithashtu se kjo nuk duhet të ndodhë askund dhe asnjëherë.

    “Barazi dhe jodiskriminim”, shtoi ministrja Haxhiu.

    Kurse ministri Krasniqi pak më parë bëri thirrje për bojkotim të lokaleve që bëjnë ndasi të tilla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!