×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Nagavci merr vendim që të mbahet mësim plotësues për nivelin parauniversitar

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 20:21

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka marrë vendim që të mbahet mësim plotësues për arsimin fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.


    Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, gjersa ka thënë se “humbja e orëve mësimore si dhe pamundësia për qasje të barabartë për mësimin në distancë ka krijuar pabarazi te nxënësit por edhe rrezik që ata të mbesin pas, në procesin edukativo arsimorë.”

    Andaj, pas vlerësimit të gjendjes MA ka marrë vendim për organizimin e mësimit plotësues që do të implementohet për nivelin e Arsimit Parauniversitar.

    “- Për nxënësit e nivelit të arsimit fillor (klasa I-V), mësimi plotësues do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikë, ndërsa

    – Për nxënësit e nivelit të arsimit të mesëm të ulët (VI-IX) dhe të arsimit të mesëm të lartë (X-XII), mësimi organizohet në lëndët e gjuhës amtare, matematikë dhe shkenca natyrore”, ka shkruar Nagavci, transmeton Klan Kosova.

    Ministrja ka bërë të ditur se mësimi plotësues do të filloj nga data 3 maj 2021 në objekte shkollore dhe do të vazhdoj deri në përfundim të viti mësimorë 2020-2021.

    “Drejtoritë Komunale të Arsimit do të dorëzojnë në Inspektoratin e Arsimit planifikimet e shkollave për mësimin plotësues deri me datën 28 prill 2021, ndërsa do të raportojnë dy herë brenda muajit për mbarëvajtjen e mësimit plotësues”.

    “Mësimi plotësues është një prej mundësive që do të lehtësojë humbjen e mësimit, përshpejtimin e të nxënit dhe përmirësimin e rezultateve të nxënësve”.

    “Në këtë vit të pazakontë me pandeminë, sfidë kanë qenë të shumta për të gjithë. Edhe angazhimi e puna për të tejkaluar sfidat e ecur përpara duhet të jetë e madhe e nga të gjithë, për të gjithë”, shkroi Nagavci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!