×
  • Lajme
  • Lajme / "Projektligji anti-evropian"

    Miratimi i Ligjit për KPM-në, Kusari: Ditë e errët për demokracinë, lirinë e shprehjes dhe medias në Kosovë

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 14:16

    Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kusari ka thënë se sot është ditë e errët për demokracinë, lirinë e shprehjes dhe të medias në Kosovë.

    VV-ja e aprovoi me 61 vota projektligjin anti-europian per Komisionin e Pavarur per Media.

    Sot eshte dite erret per demokracine dhe lirine e shprehjes dhe te medias ne Kosove”, shkroi ajo.

    Projektligj për KPM-në është votuar lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, në seancën e sotme.

    Projektligji me 93 amendamente, i cili parasheh licencimin e mediave online, monitorim e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro është konsideruar i dëmshëm, pasi rrezikon të cenojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.

    Përkundër kësaj, ai tashmë është miratuar në Kuvend, pasi pushteti e votoi me 59 vota pro, derisa dy abstenuan.

    Pushteti e miraton në Kuvend Ligjin për KPM-në që u kritikua nga organizata vendore e ndërkombëtare të gazetarëve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!