×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Miratimi i Ligjit për KPM-në, Rohde: BE, KiE dhe OSBE kanë dhënë opinionet e tyre, por janë injoruar

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 15:50

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas miratimit të Ligjit për KPM-në sot në Kuvendin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Në një reagim të bërë në platformën “X”, Rohde thotë se nëse Qeveria e Kosovës dëshiron të përshpejtojë rrugën drejt BE-së, atëherë çdo ligj i ri duhet të jetë në përputhje me standardet e BE-së, KiE-së dhe OSBE-së.

    Tutje në postimin e bërë ai thotë se këto kanë dhënë rekomandimet e tyre por që janë injoruar.

    “Çdo mundësi e humbur është një më shumë. Kosovarët duan të jenë pjesë e familjes evropiane dhe nëse Qeveria e Kosovës dëshiron të përshpejtojë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, çdo ligj i ri duhet të jetë plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, KiE-së dhe OSBE-së të cilët kanë dhënë opinionet e tyre për ligjet, por janë injoruar”, shkruan Rohde në platformën “X”.

    Projektligj për KPM-në është votuar lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, në seancën e sotme.

    Projektligji me 93 amendamente, i cili parasheh licencimin e mediave online, monitorim e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro është konsideruar i dëmshëm, pasi rrezikon të cenojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.

    Përkundër kësaj, ai tashmë është miratuar në Kuvend, pasi pushteti e votoi me 59 vota pro, derisa dy abstenuan.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!