×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Miratohet mocioni, Kurti raporton sot në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    02 Mars 2023 | 11:44

    Liderë të partive opozitare në Kosovë kanë kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të raportojë  sot në Kuvend në lidhje me dialogun Kosovë- Serbi, pas takimit të nivelit të lartë që Kurti e kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 27 shkurt në Bruksel.

    Mocioni i cili është hedhur në votim është miratuar. Debati me kryeministrin Kurti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, pritet të mbahet sot në ora 13:00, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kurti ka konfirmuar gatishmërinë e tij për të raportuar në Kuvend për këtë çështje.

    Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka thënë se Kurti është i gatshëm që nga ora 13:00 deri në orën 16:00 të flasë për këtë çështje.

    Ishin krerët e partive opozitare ata që kërkuan që Kurti të raportojnë në Kuvend qysh sot për dialogun dhe planin e BE-së.

    Propozimin e mocionit procedural e bëri kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Abdixhiku tha se kjo marrëveshje është e dëmshme.

    “Këtë javë më 27 shkurt në takimin e nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së është arritur dakordim për një marrëveshje drejt normalizimit të marrëdhënieve.

    Ka qenë neni 7 i propozimit evropian ai të cilin e ka përmendur kreu i LDK-së në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dhe siç tha ai Kurti e mbajti të fshehtë parathënien e kësaj marrëveshjeje për tejkalimin e trashegimisë kulturore, në vend të ballafaqimit me Serbinë.

    Ndërkaq, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi e cilësoi Kurtin si politikan të papërgjegjshëm që ik nga ballafaqimi me deputetët dhe tha se PDK e mbështet mocionin për debat me kusht që kryeministri të jetë i pranishëm në Kuvend.

    “Sot është dita e katërt prej që kur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se e pranon marrëveshjen bazuar në propozimin evropian. Është poashtu, dita e katërt që gjithandej në Kosovë, në shtëpitë tona, në familje, në studio televizive, gjithkund diskutohet për këtë marrëveshje, por poashtu diskutohet edhe për pasojat eventuale që sjellë kjo marrëveshje në mungesë të një qartësimi për secilën pikë prej saj që tashmë është bërë publike dhe zyrtare. Një politikan i përgjegjshëm do të kishte ardhur vetë pa e ftuar dhe pa bërë mocion me kërkesë të tij për t’iu drejtuar Kuvendit, përfaqësuesve të qytetarëve, por edhe gjithë popullit të Kosovës për ta njoftuar me dokumentin dhe çdo pikë që përfshihet aty. Por, Kryeministri i Kosovës nuk është këtu as sot. Unë sinqerisht nuk e kuptoj se çfarë pune më të rëndësishme ka sot Kryeministri sesa me ardhë në Kuvend për marrëveshjen të cilën ka deklaruar se po e nënshkruan me Serbinë”, tha Krasniqi. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!