×
  • Lajme
  • Lajme

    Mirena pas skandalit të vjedhjes së votave për Meliza Haradinajn: Rinumërim, mund të ketë manipulime me vota edhe në LDK

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 23:47

    Analisti, Ilir Mirena ka reaguar pas skandalit për vjedhje të votave nga bashkëshorti i kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla.


    Mirena ka thënë se rinumërimi nuk do të ishte i keq, pasi sipas tij vjedhje mund te ketë edhe nga komisioneret e LDK-së.

    Pasi Behgjet Pacolli kishte afro 12 mije vota në listën LDK-AKR, dhe se nuk ka mundësi që 12 mijë votues të Pacollit të mos e kenë votuar vëllain e tij, apo këshilltarin e tij më të afërt.

    “Behgjet Pacolli i ka marr afer 12 mije vota ne listen LDK-AKR. I vetmi nga AKR. Marr parasysh qe kjo parti, sado e vogel, e ka nje elektorat te caktuar ne rajonin e Prishtines, atehere mund te dyshohet qe edhe ketyre u jene vjedhur votat nga komisioneret e LDK’se. Nuk ka mundesi qe 12 mije votues te Behgjetit te mos e kene votuar vellain e tij, apo keshilltarin e tij me te afert, Jetlir Zyberajn, qe po ashtu ishin ne listen per deputet te AKR’se…Nje rinumerim s’do t’ju bente keq..”, ka shkruar Mirena.

    Ky reagim erdhi pas publikimit të hulumtimit nga Gazeta Insajderi ku shihet se ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj Stublla, si duket nuk mori mjaftueshëm vota për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Por ‘këtë problem’ e zgjidhi bashkëshorti i saj, Dardan Stublla, duke i blerë me 6 mijë euro katër komisionerë, të cilët i kanë dëmtuar dy kandidate tjera dhe kanë favorizuar Haradinaj Stubllën.

    Gazeta Insajderi ka siguruar një video-incizim i cili zbulon përfshirjen e bashkëshortit të kryediplomates kosovare në një skandal të madh të manipulimit të votave.

    Arbër Krasniqi, një nga të përfshirët në videoincizim, dëshmon se grupi i komisionerëve ka pasur marrëveshje me Stubllën që këtë manipulim votash ta bëjnë për gjashtë mijë euro, por ata kanë marrë vetëm katër mijë prej tyre.

    Komisionerët në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve manipuluan me rezultatet, duke vjedhur votat e kandidates së AAK-së për deputete, Florentina Gjergjaj, e më pas edhe të Albana Bytyqit, vetëm e vetëm që t’ia sigurojnë votat e nevojshme për ulësen e deputetit kryediplomates në detyrë, Meliza Haradinaj Stublla.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!