Mishtore Meli ka dalë me një sqarim pas raportimit në media se Mishtore Meli është në mesin e 16 kompanive që iu është pezulluar leja e importit të kafshëve për shkak të dyshimeve për dokumente të falsifikuara dhe evazionit fiskal.
Në reagim sqarohet se ky informacion është i pavërtetë dhe se Mishtore Meli vazhdon të jetë e licencuar dhe e pajisur me të gjitha autorizimet përkatëse për importimin dhe transportimin e kafshëve të gjalla, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
“Meli Holding vazhdon të jetë e licencuar dhe e pajisur me të gjitha autorizimet përkatëse për importimin dhe transportimin e kafshëve të gjalla, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi. Aktiviteti ynë zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ligjore, shëndetësore dhe etike.
I ftojmë të gjithë qytetarët, klientët tanë besnikë dhe partnerët e biznesit që të mos bien pre e dezinformatave të tilla dhe t’i referohen vetëm burimeve zyrtare për çdo informacion rreth veprimtarisë sonë”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Sqarim Publik nga Meli Holding
Në lidhje me një informacion të pavërtetë që është shpërndarë së fundmi në disa portale mediatike, ku pretendohet se kompanisë sonë, Meli Holding, i është hequr e drejta për transportimin e kafshëve të gjalla (Dema) dëshirojmë të bëjmë një sqarim të qartë dhe zyrtar:
Kjo është një lajm i rrem dhe i pabazuar në asnjë fakt ligjor.
Meli Holding vazhdon të jetë e licencuar dhe e pajisur me të gjitha autorizimet përkatëse për importimin dhe transportimin e kafshëve të gjalla, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Aktiviteti ynë zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ligjore, shëndetësore dhe etike.
I ftojmë të gjithë qytetarët, klientët tanë besnikë dhe partnerët e biznesit që të mos bien pre e dezinformatave të tilla dhe t’i referohen vetëm burimeve zyrtare për çdo informacion rreth veprimtarisë sonë.
Meli Holding do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur imazhin dhe integritetin e saj nga lajmet e rreme dhe dezinformatat që dëmtojnë reputacionin e kompanisë dhe krijojnë pasiguri të panevojshme tek konsumatorët.
Faleminderit për besimin dhe përkrahjen tuaj të vazhdueshme!
Këtu më poshtë gjeni një pjesë të Dokumentiti cili verteton e importit pikerisht me daten e sodshme që vërteton të drejtën tonë të importit.
Me respekt,
Meli Holding