Një Kosovë paqësore, stabile dhe multietnike dhe Ballkani Perëndimor mbeten prioritet strategjik për Gjermaninë, deklaroi Misioni Gjerman në NATO.
Siç thanë ata, KFOR-i dhe Ekipi Ndërlidhës Këshillimor i NATO-s (NALT) luajnë një rol të madh për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.
“Gjermania aktualisht ofron më shumë se 300 ushtarë në kuadër të KFOR-it dhe NALT-it. Gjermania kohëve të fundit ka zgjatur kohëzgjatjen e angazhimit të njësisë operative në kuadër të KFOR-it deri në vitin 2027. Në këtë fazë nuk ka plane për rritjen e numrit të ushtarëve gjermanë në KFOR”, ka thënë ky mision për kosovo online.
Bundeswehr është prezent në Kosovë që nga 12 qershori 1999./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.