×
  • Lajme
  • Lajme

    Mitrovicë: Arrestohen tre të dyshuar për veprat penale “rrëmbim” dhe “dhunim” të një vajze

    Reporteri
    13 Gusht 2022 | 20:46

    3 persona të dyshuar janë arrestuar në Mitrovicë të Jugut nën akuzat për “rrëmbim” dhe “dhunim”. Si rezultat i hetimeve intensive të policisë, viktima e të dy rasteve doli të jetë e njëjta vajzë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Të arrestuar për veprën penale “rrëmbim” janë H.M., 20-vjeçar dhe G. B., 21-vjeçar. Këta të dy akuzohen se në orët e vona të natës kanë rrëmbyer një vajzë dhe e kanë futur me dhunë në veturë, ku të njëjtës i kanë shkaktuar lëndime trupore.

    Viktima është dërguar më pas për trajtim mjekësor, njoftojnë nga Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

    Viktima e njëjtë dyshohet se muaj më parë ishte dhunuar nga i dyshuari tjetër, B.M., 34-vjeçar, rast ky që nuk ishte raportuar në polici.

    “Pas intervistimit, tre të dyshuarve me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.

    Njoftimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!