Prishtina njihet si qyteti pa lumë, por kjo gjë ndryshon sapo të ketë mbi dhjetë minuta reshje të shiut, pasi shpejt krijohen lumenj të vegjël nëpër qytet.
Kështu ka ndodhur edhe sot, ku reshjet disa minutëshe kanë krijuar një pellg të madh në lagjen Aktash, shkruan Reporteri.net.
Siç raportojnë qytetarët, lagjja Aktash është mbuluar e tëra nga uji dhe vështirë kalohet me vetura.
Sidoqoftë, Prishtina shquhet për faktin që uji i merr rrugët çdoherë që bie shi, pasi pusetat e ujëmbledhësve nuk e përballojnë sasinë e ujit.
Ndryshe, rrugët e Prishtinës u mbushën me ujë edhe muajin e kaluar kur pati reshje të theksuara të shiut./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.