×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjegull në mëngjes, sot dhe nesër ulen temperaturat

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 8:07

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se dy ditët e ardhshme na pret mot me temperatura të ulëta.


    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

    Sipas IHMK-së, në mëngjes parashihet të ketë mjegull, kjo si pasojë e inversionit dhe proceseve fizike në fushat termike.

    Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

    Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!