×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku shqiptar vaksinohet kundër Covid-19: M’u duk si çlirim nga pandemia

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 8:45

    Mjeku Albert Troci në një lidhje me Skype nga Italia për “Abc-në e mëngjesit”, tregoi se ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.


    Mjeku shtoi se shpreson që me vaksinimet të arrijnë t’i japin fund pandemisë që ka mbërthyer botën.

    “Mund të them që është një ndjesi e mirë. Ajo që ndjeva në atë moment është si të thuash një çlirim. Më duket si dita e çlirimit ku ne do të fillojmë ta heqim tani e tutje nga jeta virusin. Shpresojmë që ky vit të jetë viti i pastrimit global nga Covid”.

    “Kjo është doza e parë, pas 21 ditësh bëhet doza e dytë në krahun tjetër për të evituar reaksione lokale. Duhet pasur parasysh se kur një person sa është vaksinuar pas 10 ditësh kur është marrë doza e dytë ka një fillim imuniteti”, u shpreh mjeku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!