×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mjerim”, “Turp”: Përçahet VV-ja në Prizren, akuza ndërmjet Haskukës dhe asamblistëve të partisë së tij për bashkëpunim me PDK-në e LDK-në

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 20:38

    Grupi i kuvendarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë reaguar ndaj një postimi të kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka, i cili ka akuzuar disa asamblistë të VV-së se po koordinohen me opozitën për sabotimin e projekteve qeveritare.


    “Është për keqardhje që jo për herë të parë edhe disa asamblistë të VETËVENDOSJES koordinohen me këta të PDKsë, LDKsë, NISMAs dhe AAKsë, për sabotimin e projekteve qeveritare”, kishte shkruar Haskuka në Facebook.

    Asamblisti i VV-së, Karanfil Haxhillari, në seancën e sotme të zhvilluar në Kuvendin Komunal të Prizrenit këtë akuzë e ka quajtur të turpshme dhe jashtë logjikës, duke thënë se për mungesën e numrave në Kuvend nuk ia ka fajin as kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as Lëvizja Vetëvendosje, dhe se numrat i ka humbur vet duke mos u konsultuar me ta.

    Haxhillari i është drejtuar Haskukës, duke i thënë se kjo deklaratë është ‘krejt jashtë logjikës’, sepse asamblistët gjithëherë kanë votuar pro.

    Ai tha se të gjitha pikat e rendit të ditës, që tre vjet e gjysmë, asamblistët e VV-së, i kanë votuar.

    “Turp të qoftë kryetar. Të sulmosh anëtarët e subjektit tënd, pa asnjë fakt, vërtetë është për të ardhur keq, këta kuvendarë s’i pyete asnjëherë, gjithë pikat e rendit të ditës në Kuvend, janë hedhur pa u konsultuar me grupin e kuvendarëve, kjo akuzë e rëndë, do të trajtohet edhe në organet e partisë”, ka thënë Haxhillari.

    Postimi i Haskukës:

    Haskuka po ashtu tha se asamblistët e Komunës së Prizrenit nuk e paskan votuar edhe pikën e rendit të ditës lidhur me propozim-vendimin mbi dhënien e pronave komunale për organizatat e shoqërisë civile.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!