×
  • Lajme
  • Lajme

    MKRS reagon për vdekjen e poetit Bajraj: Sot humbëm një artist me vlera të larta

    Reporteri
    22 Qershor 2022 | 23:22

    Poeti i njohur kosovar, Xhevdet Bajraj, ka vdekur sot në moshën 62-vjeçare.

    Me këtë rast Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

    “Bajraj ishte figurë unike e poezisë dhe letërsisë sonë, që edhe duke jetuar larg vendit që nga 1999, e mbajti gjithmonë gjallë në poezi dhe dramë, mes tjerash, nostalgjinë për Kosovën si pjesë e përhershme dhe e pandashme e tij. Kontributi i Xhevdet Bajrajt në letërsinë moderne shqiptare është i pakrahasueshëm. Fitues i çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, Bajrajn ta kujtojmë përmes madhështisë së fjalës dhe mallit të shprehur ndër vargje”, shkruan MKRS-ja.

    Ndryshe, lajmin për vdekjen e poetit Bajraj e ka bërë të ditur vëllai i tij, Fadil Bajraj nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

    “Njoftim mortor: sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë vëllai im Xhevdet Bajraj. Për datën e varrimit iu lajmërojmë në ditët në vijim”, ka shkruar ai.

    Poeti Bajraj ka lindur në vitin 1960. Ai është nga qyteti i Rahovecit, ku e ka kaluar edhe një pjesë të jetës së tij. Në kohën e luftës në Kosovë, ai u largua për në Meksikë, ku jetoi dhe veproi deri në ditët e fundit të jetës së tij.

    Bajraj ka disa botime me poezi në gjuhën shqipe dhe atë spanjolle, e cila është gjuhë edhe e Meksikës ku ai jetoi për më shumë se dy dekada.

    “Nese nuk vij sivjet atëherë shihemi në ndonjë vend të bukur”, avokati Koci e publikon bisedën e fundit me poetin Bajraj

    Memli Krasniqi për vdekjen e poetit Bajraj: Sa e vështirë të gjej fjalë për të shprehur dhembjen time

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!