×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mo bre, mu paskan thy dy krahët”- Merovci zbulon dhimbjen e madhe që pati Rugova për vrasjen e Fehmi Aganit

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 21:12

    Adnan Merovci thotë se gëzimi më i madh i ish-presidentit Ibrahim Rugova ishte kur ndërhyri NATO në Kosovë.


    “Ndër momentet më të lumtura është bomba e parë ku Rugova është gëzuar si fëmija dhe e kam pa të ngazëllyer tamam si një fëmijë kur gëzohet”, ka thënë Merovci në “Dhoma e Rrëfimit”.

    Shumë të rëndë, Rugova e kishte përjetuar lajmin për vdekjen e Fehmi Aganit.

    Merovci thotë se atë ditë ai nuk e kishte ndezur as cigaren për 8 orë, iu kishin këput krahët.

    “Një ndër momentet më të vështira të tij është kur kam qenë me 7 maj 1999 në aeroportin e Romës kur e kuptova se është ekzekutuar profesor Agani dhe kur i kam treguar presidentit, ai ka qenë në nervoz kur e kuptoi se ka diçka të pakëndshme. I thash ngushëllime Aganin e kanë ekzekutu, ai ka thënë “mos bre mu paskan thy dy krahët” dhe ka hesht. Nëse Rugova nuk ka pi 8 orë cigare flet se me atë gjest e ka shpreh hidhërimin e tij”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!